Telegrafi

Oppo Reno 2 lansohet në fund të muajit, me zmadhim optik 20 herë më të madh

Duket sikur Oppo Reno 10x Zoom ka arritur dje, mirëpo kjo ndodhi në muajin qershor dhe që tani, e pa një pasardhës të fuqishëm.

Në një postim zyrtar, është bërë e ditur se Oppo Reno 2 lansohet në fundit të muajit, me zmadhim optik dhjetë herë më të madh, nëpërmjet sistemit prej katër kamerave, transmeton Telegrafi.

Vetëm se Oppo nuk ka thënë asgjë lidhur me mundësinë e 20x, nëse do jetë digjitale apo hibride.

Detajet e kamerës, si dhe shumë mundësi që pritet t’i ketë Reno 2, do t’i mësojmë më 28 gusht, kur prezantohet ky telefon që duket mjaft i mirë. /Telegrafi/