Telegrafi

Oppo R9 dhe Oppo R9 Plus dalin me fotot zyrtare

Lansimi i Oppo R9 dhe Oppo R9 Plus tani është vetëm disa ditë larg. Tashmë kanë rrjedhur pamje të këtyre modeleve online dhe dihen shumica e detajeve. Por kompania kineze tani i ka lëshuar edhe pamjet zyrtare të Oppo R9.

Në fillim të këtij muaji është shfaqur edhe pamja e telefonit që tregon çmimet e tij si dhe certifikimin nga TENAA.

Kjo përfshin specifikat për të dyja modelet e Oppo – R9 dhe Oppo R9 Plus.

Në pamjen e re të telefonit shihet se telefoni ofron skanerin për gishta, i cili është shumë i shpejtë dhe hap telefonin për 0.2 sekonda.

Oppo R9 pritet të ketë një ekran me 5.5-inç me rezolucionin në Full HD, ndërsa Oppo R9 Plus do të ketë ekranin me 6-inç dhe cilësinë në Full HD.

Të dy modelet do të ofrojnë 4GB RAM dhe VOOC për ngarkim të shpejtë me rrymë.