Telegrafi

Oppo R5 me hollësi prej 4.85mm, në treg për 470 dollarë

Nëse nuk ju kujtohet, Oppo R5 dallohet për hollësinë e jashtëzakonshme, sepse telefoni është i hollë vetëm 4.85mm, dhe garon me modelet tjera poashtu të holla të telefonave sikurse Vivo X5 Max dhe Gionee’s Elife S5.1.

Karakteristikat e Oppo R5 përfshijnë ekranin me 5.2-inç në full-HD, procesorin 64-bit octa-core Qualcomm Snapdragon 615 SoC (quad-core 1.5 GHz Cortex-A53 dhe quad-core 1.0 GHz Cortex-A53 CPU), Adreno 405 GPU, 2 GB RAM, 16 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 13 MP, atë të përparmen me 5 MP, lidhjet për 4G, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n, Bluetooth 4.0, microUSB 2.0 dhe baterinë me 2,000 mAh. Ndërfaqja e telefonit është ajo e Color OS 2.0 që është ndërtuar mbi Android 4.4.4 KitKat. (Telegrafi)