Telegrafi

Oppo R11 fillon shitjet edhe jashtë Kinës

Oppo R11 – i cili u bë zyrtar zyrtar gjatë javës së kaluar dhe aktualisht është në dispozicion vetëm në Kinë – së shpejti do të jetë në dispozicion jashtë vendit të tij.

Sipas një postimi të Weibo, pajisja do të dalë në shitje në Tajvan javën e ardhshme.

Në mënyrë të veçantë, posti vëren se lansimi është vendosur për në 21 qershor. Sa i përket çmimeve, telefoni do të mbajë një etiketë prej 15,990 NTD, që përkthehet në rreth 525 dollarë. Për krahasim, çmimi i R11 në Kinë është 2.999 CNY, ose rreth 440 dollarë.