Telegrafi

Oppo prezanton modelin e telefonit N1

Megjithatë, për momentin Oppo ka vetëm 10 mijë njësi të Oppo N1 në dispozicion, ndërsa modeli i ri i telefonit do të paraqitet në tregun ndërkombëtar në versionin CynogenMod, pas lansimit.

Oppo N1 është i pajisur me Android 4.2.2 Jelly Bean, ndërsa CyanogenMod do të sjell disa përmirësime të dukshme në ndërfaqe.
N1 mbështetet në procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 600 në 1.7GHz, 2GB RAM dhe Adreno 320 GPU.

Karakteristikat tjera të Oppo N1 përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm me 5.9 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe Bluetooth 4.0, WiFi, dhe baterinë 3,610 mAh.

Oppo N1 posedon vetëm një kamerë me 13 mega-piksel, e cila mund të sillet dhe të përdoret edhe si kamerë e përparme./ Telegrafi /