Telegrafi

Oppo Neo, model i ri i telefonit për 215 dollarë

Oppo Neo posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5" në IPS LCD, i cili është më sensitiv dhe i ndjen prekjet edhe kur preket nga duart me dorëza, si dhe rezolucionin prej 854 x 480 pikselëve me densitet prej 217ppi për piksel.

Modeli i ri i telefonit Neo mbështetet nga procesori 1.3GHz dual-core CPU. Pesha e Oppo Neo është vetëm 130 gram ndërsa dimensionet e telefonit janë: 132 x 65.8 x 9.2mm, që e bëjnë këtë telefon mjaft të hollë për kategorinë në të cilin i njëjti garon.

Mbi versionin Android 4.2 Jelly Bean është e ndërtuar edhe ndërfaqja e njohur si Oppo ColorOS, e cila e bën dizajnin e softuerit të telefonit paksa më unik.

Ndër tjera, Oppo Neo posedon edhe dy kamera – atë të pasmen me 5MP si dhe kamerën e përparme për video komunikim, e cila vjen me 2MP. Çmimi i këtij modeli të ri të telefonit nga Neo është 215 dollarë. / Telegrafi /