Telegrafi

Oppo N1 fillon të shitet prej 10 dhjetorit

Oppo N1 është i pajisur me Android 4.2.2 Jelly Bean, ndërsa CyanogenMod do të sjell disa përmirësime të dukshme në ndërfaqe.
N1 mbështetet në procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 600 në 1.7GHz, 2GB RAM dhe Adreno 320 GPU.

Karakteristikat tjera të Oppo N1 përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm me 5.9 inç në full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe Bluetooth 4.0, WiFi, dhe baterinë 3,610 mAh.

Oppo N1 posedon vetëm një kamerë me 13 mega-piksel, e cila mund të sillet dhe të përdoret edhe si kamerë e përparme.
E veçanta e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e cila sillet në 206 shkallë, si dhe teknologjia O-Touch, e cila mundëson rrëshqitjen e telefonit edhe nga ana e pasme. / Telegrafi /