Telegrafi

Oppo mund ta mbushë një bateri të telefonit për vetëm 15 minuta

Këtë mëngjes në Kongresin Botëror Mobil, kompania ka prezantuar VOOC – teknologjinë e saj të re të mbushjes së shpejtë të telefonit – në qoftë se rezultatet vërtetë janë aq premtuese siç thonë ata, atëherë përdoruesit e telefonave të Oppo do të jetë në gjendje për mbushur telefonin e tyre plotësisht për vetëm 15 minuta.

Oppo thotë se vetëm kaq kohë do të marrë për ta mbushur një bateri të fikur tërësisht me kapacitet prej 2,500mAh në 100%, dhe se teknologjia do të punojë mbi MicroUSB-në tradicionale dhe USB Type-C.

Kjo është edhe më shpejt se sa teknologjia e Quick Charge 3.0 e lansuar nga Qualcomm, e cila mund ta mbushë një telefon në 80 për qind për rreth 35 minuta.