Telegrafi

Oppo lanson modelin Neo 5S

Oppo Neo 5S sjell ekranin me 4.5 inç me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve me procesorin quad core 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 410.

Modeli i ri i telefonit vjen me Adreno 306 GPU dhe 1GB RAM dhe 8GB memorie, por edhe me microSD kartelë e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 128GB.

Neo 5S ofron edhe kamerën e përparme me 2MP, dhe të pasmen me 8MP dhe LED. Ndër të tjera telefoni sjell edhe ndërfaqen ColorOS 1.0.1 që është ndërtuar mbi Android 4.4 KitKat. (Telegrafi)