Telegrafi

Oppo konfirmon se po zhvillon kamerën për telefona me 10x zmadhim

 

Oppo ka konfirmuar se po zhvillon një sistem kamerash të telefonave me një thjerrëz zmadhimi 10x, siç spekulohej.

Teknologjia është e ngjashme me prototipin e zmadhimit 5x që kompania shfaqi disa vjet më parë, duke përdorur gjerësinë laterale të telefonit për të mundësuar thellësinë e nevojshme fizike përmes përdorimit të një prizmi të periskopit.

Këtë herë kamera është 15.9-159mm, që do të thotë se do të fillojë me një perspektivë ultra të gjerë dhe zmadhim në telefoto mesatare. Është në thelb tri lente kryesore në një, kështu që pretendimi i Oppo për zmadhimin “pa humbje rezolucioni” mund të mos jetë mjaft i saktë në të gjithë gamën e zmadhimit, por megjithatë duhet të jetë mjaft fleksibël.

Oppo thotë se do të shfaqë kamerën në MWC 2019 muajin e ardhshëm, por është e paqartë nëse kjo do të jetë në formën e një produkti komercial. /Telegrafi/