Telegrafi

Oppo ka shitur 50 milionë telefona vitin e kaluar

Këto shifra i vënë ata në rang me disa nga krijuesit më të mëdhenj të telefonave të mençur, pasi Oppo ka një pjesë mbresëlënëse të tregut në Kinë prej rreth 27.9 për qind.

Kompania ka qenë në kërkim të depërtimit jashtë Kinës për të rritur shitjet e tyre, dhe kjo është diçka në të cilën kompania është përqëndruar vitin e kaluar dhe gjithashtu e ka në plan për të bërë në vitin 2016.

Do të jetë interesante për të parë nëse kompania kineze mund të vazhdojë të rrisë shitjet e saj të telefonave të saj të mençur në një shkallë të mirë edhe këtë vit.