Telegrafi

Oppo Find 7, modeli më i fuqishëm në Android?

Oppo Find 7 do të vijë me ekrnain e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç full HD, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin e fuqishëm Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3GHz, si dhe versionin e parafundit të Android Jelly Bean.

Specifikat tjera të modelit të ri të telefonit Android, Oppo Find 7 do të përfshijnë edhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel, si dhe atë të përparme me 8 mega-piksel.

Pajisja e fuqishme mobile gjithashtu do të vijë edhe me 32GB memorie të brendshme dhe baterinë me 4,000 mAh. Çmimi i këtij modeli të avancuar të telefonit të mençur pritet të jetë rreth 700 dollarë / Telegrafi /