Oppo konfirmoi se dega e saj e çipave me bazë në Shangai, Zeku, do të mbyllet për shkak të “pasigurisë në ekonominë globale dhe industrinë e smartfonëve”.
Kompania e dizajnit të çipave ishte përgjegjëse për zhvillimin e serisë së çipave MariSilicon që përfshinte çipin audio MariSilicon X ISP dhe MariSilicon Y, përcjell Telegrafi.
Oppo themeloi biznesin e saj të prodhimit të çipave në vitin 2019.
Bazuar në spekulimet, Oppo investoi mbi 1.4 miliard dollarë në biznesin e saj të zhvillimit të çipave. /Telegrafi/