Site icon Telegrafi

“Oppenheimer’”

Traileri i parë zyrtar i filmit “Oppenheimer” paraqet aktorin Cillian Murphy – si të pasigurt në ndikimin që do të ketë krijimi i bombës atomike, por që ndjen nevojën për ta krijuar atë.

“Ne imagjinojmë të ardhmen dhe imagjinata jonë na tmerron”, thotë Murphy në hapjen e trailerit, teksa e shikojmë tek ecën rrugicave të Nju-Meksikos.

“Ata nuk do të kenë frikë, deri sa ta kuptojnë”, vazhdon ai. “Dhe, ata nuk do ta kuptojnë derisa ta përdorin”.

Ky trailer ofron pamjen më të thellë deri më tani nga regjisori Christopher Nolan.

“Nuk e di nëse mund të na besohet një armë e tillë, por nuk kam zgjidhje tjetër”, thotë Murphy i konfliktuar, ndërsa bomba atomike po i afrohet gjithnjë e më shumë përfundimit. “A do të thotë dikush ndonjëherë të vërtetën për atë që po ndodh këtu”?, pyet ai, duke treguar se mund të ketë më shumë në lojë nga sa duket.

Filmi është i bazuar në librin amerikan “Prometheu amerikan: Triumfi dhe tragjedia e J. Robert Oppenheimerit”, fitues i çmimit Pulitzer.

“Oppenheimer” del në kinema më 21 korrik 2023. /Gazeta “Si”/

Exit mobile version