Opozitari i burgosur rus, Alexei Navalny është dërguar në një “qeli vetmie” për të 12-tën herë në tetë muajt e fundit.
Navalny, i cili aktualisht po vuan një dënim me nëntë vjet burg, tha se qëndrimi në një qeli “të mirë” kishte marrë fund dhe ai tani ishte në një qeli “të keqe” pasi “prezantoi gabimisht vetveten”.
“Me sa duket, autoritetet nuk mund të duronin faktin se kam fituar një Oscar”, pohoi ai.
Apparently, the colony authorities couldn't stand me getting an Oscar, deciding that two books in the cell AND an Oscar was too much.
Makes sense.
But, of course, that doesn't eliminate the question of why some people get an Oscar while I get put the SHIZO 😉
— Alexey Navalny (@navalny) March 24, 2023
Politikani iu referua fitimit të një Oscari, në saje të një filmi dokumentar rreth helmimit dhe burgosjes së tij.
Theksojmë se Navalny ka qenë prej kohësh një kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putinit.
Në janar të vitit 2021, Navalny u arrestua pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjent nervor.
Më pas, në mars të vitit 2022, ai u dënua me nëntë vjet burg pasi u shpall fajtor për mashtrim në shkallë të gjerë dhe përbuzje të gjykatës. /Telegrafi/