“Tryeza e opozitës sot vendosi që këtë gjendje të rëndë, shumë të rëndë, ta ndryshojë me një aksion shumë të madh politik. Për një lëvizje masive protestash në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Në këto kushte ne vendosëm t’i drejtohemi opinionit publik për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe rrëzimin e kësaj qeverie sa më shpjet që të jetë e mundur”, ka deklaruar kryetari i partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, njofton TCH.
Në emër të opozitës, Ngjela u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me opozitën për të rivendosur, siç tha ai, demokracinë në vend, të rrezikuar nga veprimet e kryeministrit Berisha.
I pyetur nëse në protesta do të ketë veprime si në Dukat, ku policia u qëllua me gurë, Ngjela dha këtë përgjigje: “Bandat goditen me çdo mjet. Shqiptarët duhet të jenë aktivë për të mbrojtur të drejtat e tyre sepse kjo është një grabitje e madhe”. /Telegrafi/