Telegrafi

Opozita vendos, Basha: Do të ketë protesta deri në rrëzimin e Ramës

Pas votimit të emrave të rinj të ministrave, opozita në Shqipëri ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar qeverisjen e Edi Ramës.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se këto protesta do të mbahen deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Sot e gjithë Shqipëria e pa sesi në parlament Rama i hoqi opozitës të drejtën për të folur. Vendi po rreshket drejt autoritarizmit e diktaturës. Rama ka një parlament për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike, pranda në përgjigje ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës”, tha Basha.

Vendimi për datat e protestave do të merret të shtunën nga organet e PD-së. /Telegrafi/