Njohësi i çështjeve të sigurisë kombëtare, Ilir Kulla u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës të gjejnë një komunikim të përbashkët për t’i zgjidhur problemet.
Në këtë intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka vlerësuar se dialogu do të ishte zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike në Kosovës.
Sipas Kullës, institucionet qeverisëse duhet ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë opozita duhet ta respektojë rendin kushtetues të shtetit.
Ai ka deklaruar se situata e sigurisë në shtetin e Kosovës është si pasojë e krizës politike dhe, natyrisht, nëse nuk do të ketë zgjidhje politike, atëherë rrezikohet kolapsi i sigurisë.
Kulla ka thënë se sot Kosovës i duhet një optimizëm social-politik dhe paniku nuk është i dobishëm. /Telegrafi/