Telegrafi

Opozita do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për veteranët

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Veteranët.

Që të tri partitë opozitare nuk po pajtohen me propozimin për ndryshim – plotësimin e këtij Ligji, duke mos e votuar as në Kuvendin e Kosovës në seancën e 30 dhjetorit.

Kësaj here që të tria po koordinohen dhe po mbledhin nënshkrime për ta dërguar deri në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë për gazetën Metro e ka konfirmuar edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.

“Unë e kam deponuar nënshkrimin për këtë çështje. Nuk e di saktë se kur do ta dorëzojnë në Gjykatë. Për gjithçka do të njoftoheni”, ka deklaruar Berisha.

Sipas opozitës ky ligj po e bënë në mënyrë të gabuar kategorizimin e veteranëve.