Site icon Telegrafi

Opozita do ta bllokojë Ligjin për reklamat qeveritare me 500 amandamente

Përderisa mazhoranca në Kuvend mbeti e shurdhër ndaj kërkesave të opozitës për të tërhequr projektligjin për fushatat e informimit dhe publicitare të institucioneve publike, siç mësohet jozyrtarisht, deputetët nga LSDM-ja, përgatisin 500 amendamente që do të bllokojnë miratimin e këtij legjislacioni para se të shpërndahet parlamenti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Opozita dyshon se në ato ditë, pasi ligji do të jetë në funksion, nëse do të votohet, qeveria do të abuzojë për të lidhë kontrata për fushtata reklamuese që në të vërtetë do t’i paguajnë reklamat për zgjedhje.

Sot, ky projektligj në seancë plenare parlamentare, dhe pasi të kalojë në lexim të parë, do të duhet të vihet në agjendën e komisioneve parlamentare kur deputetët mund të dorëzojnë amendamentet. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ligji për fushatat informuese dhe reklamuese sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

 

Exit mobile version