Grupet opozitare në Siri thonë se nuk do të marrin pjesë në bisedimet paqësore, që pritet të fillojnë sot në Astana të Kazakistanit, duke e fajësuar mosgatishmërinë e Rusisë dhe Sirisë për ta respektuar armëpushimin e arritur në muajin dhjetor.
“Aktualisht, vendimi është që të mos shkojmë, si pasojë e vazhdimit të krimeve të Rusisë në Siri kundër civilëve dhe mbështetjen e saj për krimet e regjimit të Sirisë”, tha Osman Abu Zaid, zëdhënës i forcave kryengritëse opozitare në Siri.
Grupet kryengritëse në Siri më 11 mars kanë kërkuar shtyrje të bisedimeve në Astana dhe thanë se takimet e mëtejshme do të varen nëse qeveria e Sirisë dhe aleatët e saj do ta respektojnë armëpushimin. /Rel/