Site icon Telegrafi

Opozita serbe kritikon Vuçiqin për tensionet me Maqedoninë

Deputetët opozitarë në Parlamentin e Serbisë sot kanë kritikuar presidentin Aleksandar Vuçiq dhe qeverinë serbe në lidhje me ngjarjet e fundit me Maqedoninë dhe vlerësuan se ajo që ka ndodhur është praktikë e pazakontë diplomatik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të ishte mirë që shërbimet kompetente të na tregojnë për çka bëhet fjalë, e jo të sulmojmë para gazetarëve në Parlament”, deklaroi Sanda Rashkoviq Iviq – anëtare e grupit parlamentar nga “Serbia e Re – Lëvizja për shpëtimin e Serbisë”.

Ajo shtoi se gjithçka që ka ndodhur e tregon papjekurinë politike të njerëzve udhëheqës në pushtet.

Deputeti i pavarur Jovan Jovanoviq, i cili është ish-ambasador vlerësoi se në rastin konkret bëhet fjalë për një praktikë të pazakontë diplomatike.

Atë që ndodhi midis Serbisë dhe Maqedonisë, ai e krahasoi me situatën me trenin që u nis drejt Kosovës dhe pastaj u kthye mbrapa.

Sipas tij bëhet fjalë krijimin e pa nevojshëm të tensioneve, që është në kundërshtim me praktikën diplomatike.

Serbia të dielën në mbrëmje në tërësi e tërhoqi personelin e saj diplomatik nga ambasada në Shkup, pa i theksuar arsyet për këtë./Telegrafi/

Exit mobile version