Site icon Telegrafi

Opozita rrethon Parlamentin, protestuesit sulmojnë ministrin Blendi Klosin

Në fjalën përballë protestuesve, Kryetari i PD, Basha, tha se asnjëherë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda kaq pak orësh. Ai tha se qeveria edhe sot bëri një akt tinëzar me mbajtjen e seancës.

“Banda e hajdutëve edhe sot e bëri aktin e saj tinëzar dhe të paligjshëm. Prapa asaj godine nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por banda e krimit dhe e hajdutëve që ka marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat nga populli më i varfër i Europës, i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit”, tha Basha, raporton A2 CNN.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në shoqërinë e ish-deputetëve të tjerë janë nisur nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit.

Deputetët e shumicës kanë zgjedhur të hynë në godinën e Kuvendit nga hyrja anësore, për të shmangur protestuesit. Por kjo ka qenë e mundur pasi disa prej tyre kanë hedhur shashka ndërsa në drejtim të deputetëve, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë përqendruar në këtë zonë për shmangur përshkallëzimin e situatës.

Disa prej protestuesve kanë shtyrë ministrin Blendi Klosin ndërsa ai po kalonte pranë Pedonales, por pas ndërhyrjes të pjesëtarëve të Gardës dhe Policisë, ai ka mundur të futet në rrethimin e Parlamentit nga hyrja anësore.

Disa qindra vetë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të thërritur nga opozita në protestë vetëm pak orë më parë, kur kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi për një seancë plenare, ku do të miratohen disa ligje që kanë të bëjnë me organet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë pasi ndodhet në Lushnje në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ndërsa mësohet se do të mungojë edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. /Telegrafi/

Exit mobile version