Site icon Telegrafi

Opozita protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt

Mbështetës së opozitës janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, në një protestë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas burimeve nga media, skenari është i ngjashëm me atë që është parë edhe në protestat e kaluara.

Të shumtë janë protestuesit që kanë veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës” duke kërkuar lirimin e Sali Berishës.

Në protestë pritet të jenë deputetë dhe mbështetës të grupimit të Berishës dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Ndërkohë, policia ka bllokuar disa rrugë dhe ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. /Telegrafi/

Exit mobile version