Telegrafi

Opozita me propozim për “impiçment” për Ivanov

Opozita e udhëhequr nga LSDM dorëzon propozim për “impiçment” të presidentit Gjorgje Ivanov në Kuvend, pohojnë nga grupi parlamentar për 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave deri më tani për këtë propozim janë nënshkruar 37 deputetë, në mesin e të cilëve edhe Pavle Trajanov dhe tre deputetet e pavarura në shtëpinë ligjvënëse.
Janë duke u bërë negociata edhe me deputetët e BDI dhe PDSH për përkrahje.

Kërkimi i përgjegjësisë nga shefi i shtetit vjen pasi që Ivanovi mbrëmë i fali të gjithë funksionarët e pushtetit kundër të cilëve PSP kishte ngritur procedurë, si dhe politikanët e opozitës në rastet “Puç” dhe „Mitmarrje“

Opozita me kërkesën për “impiçment” kërkon seancë urgjente, ndërsa për të kaluar nevojitet shumicë prej dy të tretash./Telegrafi/