Site icon Telegrafi

Opozita përsëri do të dorëzojë ligj për rritjen e pensioneve

Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot njoftuan se përsëri do të dorëzojnë projekt-ligj për rritjen e pensioneve, i cili dje nuk u vendos në rend dite në seancën e Kuvendit.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” nuk do të heqin dorë dhe njoftojmë se përsëri do të dorëzohet ky ligj dhe do të kërkojmë përsëri rritje të pensioneve me buxhetin për vitin 2018, me qëllim që vitin e ardhshëm të gjithë pensionistët të marrin atë që meritojnë”, thuhet në njoftimin e grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM nuk pranoi rritje të pensioneve për pesë për qind dhe me këtë sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja mashtroi të gjithë pensionistët.

Ata në fund shtojnë se LSDM-ja ndërpreu vazhdimësinë e rritjes së pensioneve që ndodhte në 11 vitet e fundit të qeverisjes së tyre./Telegrafi/

Exit mobile version