Telegrafi

Opozita padit Edi Ramën për Çështjen Xhafaj

Edmond Spaho dhe Petrit Vasili në cilësinë e kryetarëve të grupeve parlamentare respektivisht PD dhe LSI kanë dorëzuar një kallëzim penal në prokurori: “Të dorëzojë provën që ai pretendon se e ka. Të dorëzojë se ku e ka bërë analizën e zërit të Agron Xhafës”, tha Spaho përpara prokurorisë.

Sipas tij, një muaj pas skandalit, prokuroria ende nuk ka zbardhur te vërtetën dhe ata pretendojnë se Kryeministri ka penguar në zbardhjen e të vërtetës. “Nuk mund të ketë dy prokurori dhe dy hetime, një nga Rama e një nga ky institucion”, tha më tej Vasili.

Partia Demokratike rreth një muaj më parë publikoi audio-përgjimin e vëllait te ministrit, shtetasit Agron Xhafaj që fliste me mikun e tij, Babalen për një ngarkese droge. Pas këtij skandali, Kryeministri i vendit, Edi Rama mori përsipër te deklaronte se audiopergjimi ishte i manipuluar dhe për këtë tha se kishte bere privatisht një analize të zërit. /Telegrafi/