Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.
Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjofca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po merr pjesë opozita.
“Janë 63 deputetë të gatshëm për votim. Nëse nuk votojnë deputetet e njëjtë nuk po e fusim fare në votim. Nuk ka kushte objektive”, ka deklaruar Konjufca duke proceduar tutje me Projektligjin për ndryshimet klimatike.
Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve./Telegrafi/