Telegrafi

Opozita nuk mund të marrë peng institucionet

“Pa Edi Ramën do të ishte një opozitë e fuqishme, pasi kanë sensin e detyrimeve të shtetit nga të cilat kanë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe reformuar PS-në, dhe një opozitë e tillë do të kishte ndihmuar mazhorancën”, tha Topalli në një intervistë të fundvitit dhënë për Ora News.

Kryeparlamentarja deklaroi se opozita nuk mund të marrë peng institucionet demokratike, zgjedhjet, parlamentin e qeverinë, dhe se për këtë arsye, parlamenti ka qenë një lloj lokomotive që e ka çuar përpara këtë proces.

Topalli konfirmoi se këtë vit parlamenti ka miratuar 231 vendime dhe rezoluta që, sipas saj, janë ligjet më të rëndësishme dhe më cilësore që çuan në marrjen e vendimit më të rëndësishëm në këtë fundviti, heqjen e vizave. /Telegrafi/