Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë jo të zakontë gjatë ditës së hënë (6 mars) dhe synimi kryesor është miratimi i ngritjes së komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se opozita nuk do të merrë pjesë në këtë seancë, çka do të thotë se miratimi i projektligjeve në fjalë që i hap rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut është i pamundur, shkruan Lapsi.al.