Telegrafi

Opozita nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Tri partitë opozitare po vazhdojnë ta bojkotojnë punën e Kuvendit. Por, në ndonjë rast ka qenë nënkryetarja Aida Dërguti, e cila ka marrë pjesë së paku në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, sot në mbledhjen që po zhvillon Kryesia e Kuvendit, nuk ka marrë pjesë as Aida Dërguti.

Mbledhja e Kryesisë sot është bojkotuar plotësisht nga anëtarët e opozitës.