Përfaqësuesit politik opozitar janë shprehur skeptik në numrin e njohjeve, të paralajmëruara nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj paralajmëroi 130 njohje brenda dy vjetëve, për të cilat thotë se do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën thotë se ministri Hoxhaj edhe vitin e kaluar kishte thënë se numri i njohjeve do të rritet por, sipas saj nuk ndodhi.
Përveç kësaj, ajo po kërkon edhe dorëheqjen e ministrit Hoxhaj nga ky dikaster, pas dështimeve në UNESCO dhe në organizata të ndryshme. /Tribuna Channel/