Site icon Telegrafi

Opozita nis protestën, bllokon qarkullimin në katër akse

Sikurse kishte paralajmëruar, opozita në Shqipëri ka nisur sot prej orës 10.00 protestat dhe mosbindjen civile duke kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Opozita ka bllokuar katër akse kryesore të qarkullimit që të sjellin në Tiranë. Kështu, akset e bllokuara nga protestuesit janë kryqëzimi në Milot, i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu, protestuesit kanë bllokuar edhe kryqëzimin në Çermë të Lushnjës si dhe kryqëzimin e Vorës, shkruan ATSH.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetë të opozitës dhe qytetarë po protestojnë në Vlorë duke bllokuar qarkullimin ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në Bradashesh e shoqëruar nga deputetë të Elbasanit dhe Korçës. /Telegrafi/

Exit mobile version