Koalicioni opozitar në tryezën e mbajtur të mërkurën vendosi ngritjen e kuvendeve qytetare në Shqipëri për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Opozita përmes një njoftimi për media bën të ditur se, në krye të këtyre kuvendeve janë zgjedhur përfaqësuesit më të spikatur të komuniteteve, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.
“Koalicioni opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit, se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftim.
Koalicioni shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga “krimi në pushtet dhe paratë e drogës”, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, “si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.