Site icon Telegrafi

Opozita në Prishtinë kërkon nga Prokuroria që ta hetojë Përparim Ramën për keqpërdorim të detyrës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të martën ka bërë denoncim publik ndaj kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kryetari po jep urdhër që të mos publikohen vendimet e asamblistëve, të miratuara në një mbledhje të mbajtur para tri javësh.

Lexo po ashtu Pritet shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ndaj, Sveçla ka kërkar nga Prokroria e Shtetit të filloj hetimet ndaj Ramës për keqpërdorim të detyrës.

“Kemi të bëjmë me një rast të paprecent ku kabineti i kryetarit duke tejkalar kompetencat i bllokon vendimet e Kuvendit Komunal dhe nuk lejon që ato të bëhen pubklike. Në këtë mënyrë kryetari po tenton që ta tjetërsojë vullnetin e shumicën së qytetarëve të Prishtinë. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka deklaruar ai.

Asamblisti i VV-së gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të fillojë procedurat për suspendimin e përkohshëm të kryetarit Rama si dhe dërgimin e dosjes së tij në Gjykatën Kushtetese për shkak të cenimt të ligjeve dhe Kshtetutës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version