Site icon Telegrafi

Opozita në Kosovë uron 4 korrikun, falënderojnë SHBA-të për rolin dhe mbështetjen në rrugëtimin e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 246 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Liderët e partive opozitare në Kosovë, kanë uruar popullin amerikan me rastin e kësaj dite.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar se pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.

“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të.  Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 4 korrikun.

“4 korriku është mesazh për lirinë e kombeve. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version