Hyrja në procedurën konkrete të mocionit do të diskutohet të mërkurën në një mbledhje të Grupit parlamentar socialist, bëri të ditur të hënën, e përditshmja “Shqip”. Deputetët socialistë do të përcaktojë hapat dhe mënyrën e mocionit.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama konfirmoi javën e kaluar se opozita do të kërkojë mocion mos-besimi ndaj kryetares së parlamentit dhe kryeministrit Berisha.
Por sipas medieve në Tiranë, socialistët kanë në shënjestër kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. /Telegrafi/