Site icon Telegrafi

Opozita: Milionat e tepruar, pasqyrë investimesh kapitale në kryeqytet

Bartja dy vjet radhazi e miliona eurove të mjeteve për investime kapitale në Komunën e Prishtinës është pasqyra më e qartë që tregon se edhe projektet e mira të bëra kanë mbetur në hije të dështimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Ky është konstatim i përfaqësuesve opozitarë në kryeqytet: LDK e PDK, të cilat bashkërisht e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Vetë fakti që ka 2 vjet që Komunës së Prishtinës i teprojnë afërsisht nga 17 milionë euro investime, jep të kuptohet se qeverisja e Shpend Ahmetit ka bërë shumë pak në raport me mundësitë buxhetore që ka pasur”, ka thënë përfaqësuesi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në KK, Muhamet Selmani.

Ai ka theksuar se do të ishte tragjike sikur të mos i kryente disa projekte që janë kryer dhe për të cilat ka thënë se e vlejnë. /Telegrafi/

Exit mobile version