Telegrafi

Opozita me mentalitet bunker

Berisha tha në një konferencë shtypi se problemi madhor i opozitës është psikologjia bunker e një njeriu që nuk ndan asgjë me normat e këtij sistemi.

“Ndan gjithçka nga konceptet e kontraktuara në bllok aty ku u formua”, tha Berisha.

Shefi i maxhorancës theksoi se kryetari socialist e quajti historike ditën e votimit, por kur nuk i doli rezultati, “u rikthye në origjinë”. “Nuk njoh votën tha, nuk njoh rezultatin dhe nuk njoh parlamentin, më pas tha njoh rezultatin. Me cilën bazë dhe moral u tha shqiptarëve njëherë se nuk njoh votën rezultatin dhe pastaj i njoh…”, u shpreh Berisha.

Kryeministri tha gjithashtu se një vit më parë i ka ofruar opozitës gjithçka që kërkon rezoluta e Evropës. “U betua që do digjte mandatet, nuk u dogjën. Shqiptarët duhet t’u jenë mirënjohës atij grupi fare të vogël të PS-së që thanë ‘ne nuk i djegim mandatet’”, tha Berisha.

Shefi i maxhorancës tha se kur Rama pa se mandatet do t’i merrnin kundërshtarët e tij në parti, pranoi të mos digjeshin dhe e bëri këtë për interesin e tij dhe jo të vendit. “E pa se do të mbetej krejtësisht G99”, tha ai. /Telegrafi/