Telegrafi

Opozita me aksion te KEDS-i

Subjektet opozitare kanë paralajmëruar sot një aksion simbolik pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, lidhur me çmimet e larta të energjisë elektrike.

Ndërkohë edhe në protestën e së shtunës ata kanë paraparë që përveç tjerash të protestojnë edhe për çmimet e larta të energjisë elektrike. Ata po ashtu do të kërkojnë shfuqizimin vendimi i ZRrEE-së i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrES-së. /Telegrafi/