Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e akuzon qeverinë për menaxhim jo të mirë të ekonomisë.
Nga kjo parti thonë se “Qeveria sërish planifikon të marrë nga të varfrit, që t’i mbulojë paaftësinë dhe paarsyeshmërinë e funksionarëve të Zoran Zaevit”.
“LSDM-së nuk i mjaftoi që i ka lënë qytetarët dhe ndërmarrjet në mes të rrugës gjatë pandemisë tani në mënyrë shtesë dëshirojnë t’i godasin edhe xhepat edhe ashtu të zbrazët me rritjen e akcizës për dy denarë. Ekonomia është në aparate ndihmëse, punëtorët po ballafaqohen me largime nga puna, vendit i kanoset recesion ekonomik, ndërsa në kushte të këtilla pushteti vendosi në mënyrë shtesë t’i ngarkojë qytetarët me të dhëna të reja”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se në kushte krize Qeveria në vend t’u ndihmojë qytetarëve dhe familjeve ajo i ngarkon me shpenzime.
“Pushteti thjeshtë sjellë masa që t’u marrë para qytetarëve dhe ta mbush buxhetin të cilin LSDM-ja e ka zbrazur. Maqedoninë me pushtet të tillë e pret vetëm kaos dhe recesion”, thonë nga opozita maqedonase./Telegrafi/