Telegrafi

Opozita maqedonase paralajmëron bllokime në 15 qytete

Nesër do të ketë një bllokime në 15 qytete të Maqedonisë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njoftoi bllokadën para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00 deri në 16:30 dhe protestë në 15 qytete në Maqedoni nga ora 18:00.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ndaj politikanëve bullgarë për të hequr mosmarrëveshjet dypalëshe nga negociatat e Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, tha Mickoski.

Ai përsëri kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev dhe kërkoi përgjigje në pyetjen se çfarë negociuan diplomatët maqedonas dhe bullgarë në ditët e fundit.

Ai thotë se nëse nënshkruhet një aneks i marrëveshjes ekzistuese me Bullgarinë, OBRM-PDUKM nuk do ta respektojë atë kur të marrë pushtetin./Telegrafi/