Opozita maqedonase e udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ashpër kundërshton qëllimin e pushtetit në ikje, që të emetohet euroobligacioni me vlerë prej 650 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha në konferencën për shtyp të Goran Sugareskit, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së. Ai tha se huamarrja e re është një krim financiar ndaj qytetarëve, ekonomisë së vendit dhe ndaj gjeneratave të ardhshme.
Sugareski deklaroi se pas ndrimit të pushtetit, LSDM-ja do ta tratojë këtë borxh si borxh publik, nëse nuk do të respektohen procedurat ligjore gjatë emetimit të euroobligacionit, ndërkaq të përfshirët do të japin llogari./Telegrafi/