Telegrafi

Opozita maqedonase kërkon dorëheqje për shkak të zjarreve

OBRM-PDUKM porositi se është koha për dorëheqje për shkak të zjarreve që me javë janë në vend.

Në konferencë për shtyp, Vlladimir Gjorçev vlerësoi se si asnjëherë më parë, në mars, ka më shumë se 500 zjarre në Maqedoni ku asnjë nuk i shuan dhe nuk ndiqen nxitësit e zjarrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pyjet zhduken, digjen pemët e njerëzve, kemi evakuim të fshatarëve të tëra. Është çështje kohe se kur do të ketë viktima”, tha Gjorçev duke akuzuar mafien pyjore, institucionet e policisë, pushtetet vendore dhe ministritë.

Gjorçv thotë se derisa Zoran Zaev pin kafe në çarshinë e Ohrit zjarre ka në Strumicë, Galiçnicëm Prespë dhe se askush nuk ndërmerr asgjë.

“Zotëri Zaev është koha për dorëheqje. Është koha dikush të marrë përgjegjësi nga ky pakujdes i paparë”, tha mes tjerash Gjorçev duke përmendur edhe një herë se na muajin mars ka mbi 500 zjarre./Telegrafi/