Site icon Telegrafi

Opozita kërkon edhe 9 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme

Opozita ende nuk ka arrit t’i ketë nënshkrimet e nevojshme për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bisedimet dhe legjitimitetin e presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa që t’i prinë këtyre bisedimeve. Atyre i duhen edhe nëntë nënshkrime.

Kryetari i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i ka thënë KosovaPress-it se deri tash nuk kanë gjet gatishmërinë e deputetëve për të nënshkruar.

“Na mungojnë edhe 9 nënshkrime dhe deri tash nuk e kemi gjet gatishmërinë e deputetëve të pozitës për të nënshkruar. Po presim që deri në ora 12:00 t’i mbledhim nënshkrimet dhe pastaj të mbajmë seancën e jashtëzakonshme”, tha ai.

Exit mobile version