Telegrafi

Opozita keniane nuk heq dorë nga protestat

Në kryeqytetin kenian policia shpërndau sot me gaz lotsjellës dhe ujëhedhës demonstruesit e parë. Disa njësi paramilitare janë përqendruar në qendër të Nairobit.

Lideri i opozitës Raila Odinga përsëriti se i ashtuquajturi “Marshi i milionëve” duhet të rrjedh i qetë.

Si pasojë e trazirave pas zgjedhjeve presidenciale të 27 dhjetorit sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut jetën kanë humbur më tepër se 300 njerëz. Rreth 100 mijë njerëz ndodhen në arrati. /dw/