Site icon Telegrafi

Opozita injoron ftesën e Jahjagës për Komisionin për Demarkacion

Megjithëse janë ftuar që të japin kontributin e tyre në Komisionin për Demarkacion, të krijuar nga presidentja Atifete Jahjaga, partitë opozitare vazhdojnë t’i injorojnë ftesat e tilla.

E arsye për këtë mbetet përjashtimi i ekspertëve vendorë nga Komisioni. Madje kanë dyshime edhe për punën e personave të angazhuar në këtë komision si ekspertë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi tha se përderisa nuk ka një komision ekspertësh, që do të duhej të përfshinte edhe ekspertët vendorë, të cilët kanë publikuar të gjitha faktet, për gabimet që janë bërë dhe për faljen e mbi 8 mijë hektarëve, opozita nuk mund të jetë pjesë e një Komisioni të tillë.

E vetmja rrugë për të kryer një proces të mirëfilltë të Demarkacionit sipas Çaushit, mbetet anulimi i marrëveshjes paraprake dhe formimi i një komisioni të mirëfilltë, i cili do të përbëhej nga ekspertë vendor dhe i cili do të përdorte dhe metoda tjera. Pasi që metodat që janë përdorur deri më tani, nëse vazhdojnë t’i përdorin prapë në të njëjtën formë, sipas à ‡aushit do të nxjerrin rezultate të njëjta.

“Çfarëdo pune serioze dhe çfarëdo komisioni serioz, duhej të nënkuptonte dhe një ekspertizë dhe një grup ekspertësh. Këtë qartë nuk e kemi, për shkak se edhe ekspertët vendas, të cilët kanë publikuar tanimë të gjitha faktet, në lidhje me problemet e Demarkacionit, nuk janë të ftuar. Pra i vetmi kuptim i një grupi të tillë të ekspertëve, që në fakt nuk janë të tillë nga CV-të e tyre, dëshmon se kemi të bëjmë me një përpjekje për të legjitimuar atë që është konkluduar nga komisioni i kaluar. Përderisa nuk ka një komision ekspertësh që do të duhej të përfshinte edhe ekspertët vendor, që kanë publikuar të gjitha faktet, për gabimet që janë bërë dhe për faljen e mbi 8 mijë hektarëve, ne nuk mund të jemi si opozitë pjesë e një komisioni të tillë”, tha Çaushi.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se do t’i pranojnë rezultatet për Demarkacion, vetëm atëherë kur puna bëhet nga ekspertë, duke përfshirë këtu dhe ata vendorë.

“Nga përbërja e këtyre personave, që janë ftuar për ta trajtuar këtë çështje, është shumë e qartë, që nuk kemi të bëjmë me një grup ekspertësh dhe nuk mund të jetë e tillë pa pjesëmarrjen e ekspertëve vendor, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë dhe të cilët e njohin në detaje çështjen e demarkacionit me Malin e Zi”, tha Çaushi

Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, tha se së pari duhet të shkarkohej Komisioni paraprak për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Qeveria ta tërheq nënshkrimin dhe të jap llogari për këtë, duke dhënë ed he dorëheqje.

E vetëm atëherë, siç thotë Isufi, ata si opozitë do ta japin kontributin e tyre rreth kësaj çështje.

“Ne kemi theksuar me kohë se duhet të shkarkohet komisioni paraprak, i cili ka bërë gabime në përkufizimin e vijës së Demarkacionit dhe duhet të japin llogari për këtë. Po ashtu Qeveria duhet të tërheq nënshkrimin, të cilin ka bërë me rastin e Demarkacionit, pastaj të formohet një komision, i përbërë nga ndërkombëtarët dhe vendorët, i cili do të mundësonte realizimin e përkufizimit të Demarkacionit në mënyrë që të mos humbet tokë e Kosovës”, tha Isufi.

Ndryshe, Komisioni me ekspertë ndërkombëtarë është formuar nga presidentja Atifete Jahjaga, për rishikimin e përcaktimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi, proces që po kontestohet nga opozita me protesta dh e gaz lotsjellës në Kuvend. Komisioni ‘ad-hoc’ pritet që brenda dy javëve t’ia dorëzojë Jahjagës raportin për Demarkacionin. Gjatë këtyre dy javëve është ftuar edhe opozita të jap kontribut në rishikimin e çështjes së Demarkacionit, por gjithashtu do të ketë konsultime edhe me përfaqësues të Malit të Zi.

Komisioni ‘ad-hoc’ i formuar nga Jahjaga përbëhet nga një amerikan, gjerman dhe britanez.

Këta janë anëtarët e Komisionit:

Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Ballkan. Pozita e tij e fundit ka qenë ambasador dhe shef i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 2011 deri në vitin 2014. Ai është angazhuar në Kosovë prej mesit të viteve 1990. Ai ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 1998 dhe ka shërbyer si zëvendësshef i Zyrës së SHBA-së në Prishtinë gjatë 2001 dhe 2002. Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai ka qenë pjesë e ekipit shumëkombësh që themeloi Zyrën Civile Ndërkombëtare, ku ai më pas shërbeu si Zëvendës Përfaqësues Civil Ndërkombëtar nga 2008-10. Në vitin 2009, z. Burton ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë. Z. Burton ka përfunduar studimet universitare nga Amherst College dhe studimet postdiplomike në Universitetin Princeton, si dhe ka studiuar me Fulbright në Gjermani.

Dr. Ing. Herbert Wilmes është shtetas gjerman. Ai ka diplomë universitare në gjeodezi, doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike. Z. Ëilmes ka punuar si ndihmës ligjërues në Institutin për Gjeodezi Teorike në Universitetin e Bonit (1976-1982), si shkencëtar kërkimor në Institutin e Kërkimeve Gjeodezike Gjermane (DGFI) në Mynih dhe më pas në Agjencinë Federale për Hartografi dhe Gjeodezi në Frankfurt. Nga viti 1998-2015 ka shërbyer si anëtar i komisioneve të përhershme të kufijve me shtetet fqinje Austrinë, Republikën Çeke, Holandën dhe Poloninë si dhe si këshilltar teknik në çështje vlerësuese për kufijtë me Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën dhe Danimarkën. Në korrik të vitit 2015 është pensionuar nga shërbimi aktiv.

Fred Newton ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës. Ai ka qenë përgjegjës dhe zyrtar kryesor që në emër të Komitetit të Shoqatës së Shefave të Policisë dhe të Komitetit Këshillues ka koordinuar masat kundër terrorizmit në portet dhe kufijtë tokësorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ai po ashtu ka qenë anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kryeministrit britan ik, dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Aviacionit dhe Sigurisë Detare. Ai ka këshilluar rregullisht qeveritë e vendeve të ndryshme për sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Neëton është i njohur si ekspert evropian për menaxhimin e kufijve dhe ka punuar me Komisionin Evropian në këto çështje. Ai ka hartuar memorandume të mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërkombëtar në menaxhimin e kufijve./kp/

Exit mobile version