Deputeti i opozitës greke, Jovo Kumucakos, i cili është i angazhuar për politikën e jashtme në partinë “Demokracia e re”, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, në lidhje me bisedimet për emrin e Maqedonisë.
“A ka Kotzias ndonjë mandat bisedues dhe nëse ka çfarë është? Me cilën besueshmëri ulet në masën e bisedimeve? Cili është pozicioni i tij? Kjo lojë me çështjet kombëtare është e përfunduar”, tha Kumucakos në Parlamentin grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kotzias para dy ditëve në New York u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin ka biseduar edhe për emrin e Maqedonisë.
Shefi i diplomacisë greke në takim, në të cilin ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi Methew Nimetz, tha se pas zgjedhjeve ekziston hapësirë për diskutim për çështjen e emrit, nëse largohet irredentizmi./Telegrafi/