Telegrafi

Opozita greke kritikon kryeministrin Tsipras për përgjigjen ndaj korrespondentes së AIM nga Brukseli

Siç informoi korrespondenti i AIM nga Athina, nga partia Demokracia e Re në Greqi përsërisin se për të pasur negociata për emrin, nevojitet paraprakisht të bëhet ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë dhe largimi i çdo lloj irredentizmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me përgjigjen ndaj pyetjes së korrespondentit të AIM nga Brukseli, se dëshiron që herën e ardhshme ajo të prezantohet si gazetare nga Maqedonia e Epërme, kryeministri grek Tsipras, sipas Demokracisë së Re ka vërtetuar se sa “papërgjegjshëm dhe në mënyrë sipërfaqësore udhëheq çështjet kombëtare”.

Partia opozitare greke, nëpërmjet të një kumtese ka kërkuar nga Alexis Tsipras të bëhet serioz dhe t’i kuptojë përgjegjësitë e tij kombëtare.

“Me përgjigjen joserioze drejt gazetares së Shkupit, duke dëshiruar që në takimin e rradhës të prezantojë Maqedoninë e Epërme, për fat të keq Tsipras vërteton sa papërgjegjshëm ai dhe qeveria e Greqisë i udhëheqin çështjet kombëtare”, thuhet në kumtesën e Demokracisë së Re./Telegrafi/