Site icon Telegrafi

Opozita i gjuan Ramës miell, ndërpritet seanca

Deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë qëlluar me miell në drejtim të Kryeministrit Rama.

Pononjësit e Gardës së Republikës janë vënë menjëherë në mbrojtje të Kryeministrit.

Kamerat kanë fokusuar Kryeministrin që ka qëndruar pa reaguar në vendin e tij në Kuvend, ndërsa mielli ka ndotur xhaketën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka dhe ka vendosur të ndërpresë sërish seancën plenare.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita do të bllokojë punimet e Kuvendit derisa të largohet nga salla Kryeministri Rama. /Albanian Free Press /Telegrafi/

Exit mobile version